Nga viti 2012 deri në vitin 2016 i kreu studimet deridiplomike 4 vjeçare pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore në drejtimin Administratë Publike dhe Shkenca Politike. Më pas filloi një sfidë të re, u punësua në Institucionin Korrektues Ndëshkues "Idrizove" me kohë të caktuar pune. Nga këtu fitoi disa njohuri dhe përvoja të reja në këtë institucion. Pasi mbaroi edhe këtë përvojë, ai do ta filloj një tjetër rrugëtim drejt një institucioni tjetër të punës dhe do të punësohet pranë Komunës së Sarajit. Njëkohesisht do të niset tu rikthehet përsëri hapësirave universitare dhe po në të njëjtin fakultet do t'i regjistroj; edhe studimet e magjistraturës në drejtimin Diplomaci publike ku edhe mori titullin Magjistër i Diplomacisë Publike. Nga përfundimi i këtij cikli të studimeve autori ende vazhdon të punoj dhe veproj në Komunën e Sarajit, por gjithsesi se nuk do të ndalet vetëm me kaq. Gjatë kësaj periudhe i lindi ideja që ti pasurojë edhe më shumë aftësitë e tij dhe të zgjerojë horizontin e dijes dhe guximit. Nga këtu me mbështetjen e prindërve, xhaxhait të tij, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili githmonë i ka qëndruar besnik çdo fillimi të çfarëdo iniciative qoftë ajo, vëllait të tij, i cili jeton dhe vepron ne Gjermani, miqve, familjarëve tjerë, përgatiti botimin e parë shkencor.
